Angellovski: Shpresojë të luajmë finale me Gjeorgjinë


Në prag të sfidës së dytë të Divizionit C në Ligën e Kombeve, trajneri i Maqedonisë, Igor Angellovski, u shpreh optimist për rezultat pozitiv dhe takimin e dytë me kombëtaren e Gjeorgjisë , në muajin nëntor, kur janë planifikuar të zhvillohet sfidat e finales në Ligën e Kombeve.

“Të dy përfaqëueset filluan me fitore dhe në këtë grup nuk ka asnjë kombëtare favorite, andaj të gjthë kombëtaret kanë gjasat e tyre. Pres një ndeshje interesante , dhe skuadra më e mirë le të shënojë fitore. Kemi përgatitur ekipin në nivelin më të lartë. Nuk mund të them se çka kemi përgatitur, por besoj te reprezentuesit dhe pres rezultat pozitiv. Futbollistët nuk ishin në formën më të mirë fizike ndaj Armenisë, mirëpo kanë dhënë maksimumin dhe unë jam I kënaqur nga ajo që dëshmuan në terren. Stefan Ristovski është në dyshim për shkak të dhimbjeve të stomakut, por besoj se do të jetë gati për këtë ndeshje,” tha mes tjerash Igor Angelovski.

Në pyetjen e gazetarëve nga Gjeorgjia, se a pret që këto dy kombëtare të takohen sërisht në finale të Ligës së Kombëve. Trajneri I Maqedonise u përgjigjë me pozitivizëm.

“Në këtë moment Gjeorgjia është një ekip kompakte, njëjtë si edhe edhe kombëtarja jonë. Luajnë mjaft mirë , kanë rezultate të mira dhe si ekip mjaft i respektojmë. Edhe ne kemi një atmosferë pozitive dhe seri të gjatë të sukseseve. Shpresojë në muajin nëntor të kthehemi këtu, që do të thot se do të luajmë në finale të edicionit të parë në Ligën e Kombëve,” tha mes tjerash Angelovski.

Pas stërvitjes, pëfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi stërvitjen e vetme para sfidës zyrtare.

 

Përballja Gjeorgji–Maqedoni, do të zhvillohet të martën në orën 18.00, në stadiumin e Dinamo Tbilisit, në kuadër të raundit të dytë të Divizionit C të Ligës së Kombëve.

LEXO EDHE:

Back to top button