Angelovski: Nuk e dorëzojmë vendin e parë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, të mërkurën, në stadiumin “Todor Proeski, do të takohet me kombëtaren e Gjeorgjisë, në kuadër të raundit të katërt, në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve. Trajneri i Maqedonisë, Igor Angellovski pranoi se është fajtorë për barazimin në Talin ndaj Estonisë, por që tani kjo sfidë është lënë anësh para përballjes me Gjeorgjinë. Ndërkohë kapiteni Goran Pandev kërkoi fitoren, me qëllim që të mbrohet pozita e parë në grup

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, do të zhvillojë sfidën katërt në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, në të cilën do të kërkojë rezultat pozitiv përball Gjeorgjisë. Kjo sfidë do të jetë si  para përgatitje për Maqedoninë, për sfidën e balotazhit më 12 nëntor në Tbilisi, e vlevshme për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Igor Angelovski, trajner i Maqedonisë

Ne, qëllimin kryesor e kemi arritur, pasi Maqedonia është në balotazh pët Kampionatin Evropian. Jemi të vetëdijshëm se ku kemi gabuar, duke filluar nga unë, në sfidën në Talin. Fillimisht mendojmë për këtë sfidë dhe nuk planifikojmë që të dorëzojmë lehtë vendin e parë pa marë parasysh të numrit të madh të mungesave. Të gjithë do të japin maksimumin dhe shpresojë se do të arrijmë deri te fitorja.

 

Kapiteni Goran Pandev,  beson se ata futbollist që do të jenë në terrenin e gjelbër, do të japin maksimumin për të shënuar fitore.

Goran Pandev, kapiten i Maqedonisë

Të gjithë që jemi këtu , do të konkurojë për ekipin e parë. E dinim se na pret një rritëm i vështirë dhe se do të luajmë në ditë të tretë. Dhe të gjithë ishim të vetëdijshëm se secili do të ketë gjasën e tij. Ne në çdo ndeshje hyjmë me 100 për qind dhe duam të fitojmë , por këtë e donë edhe kundërshtari dhe ky është futbolli. Nesër është ndeshja e fundit dhe mendojë se nëse e fitojmë , mendojë se do të ndalemi në vendin e parë në grup.

 

Për shkak të mungesave të shumta, trajneri Angellovski ftoi katër futbollist shtesë nga Liga e Parë, ndërsa Agron Rufati nuk ka të drejtë loje edhe pse ishte ftuar nga Angelovski. UEFA ka konfirmuar se Rufati ka ndalesë për paraqitje për të dy përfaqësueset e Maqedonisë. Sfida Maqedoni-Gjeorgji, do të zhvillohet të mërkurën, në stadiumin “Todor Proeski”, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button