Angli në Katar ndez polemikat, avioni në mbështetje të LGBTQ+

Një nga kombëtaret favorite për t’i shkuar deri në fund Kupës së Botës, Anglia, mbërriti në Katar. “Tre Luanët” që mbërrijnë me statusin e nënkampionëve të Europës, janë shortuar në Grupin B së bashku me Iranin, Uellsin dhe SHBA.

Britanikët e nisin rrugëtimin e tyre në Botëror më datë 21 nëntor në ndeshjen ndaj Iranit, ndërsa kombëtarja e drejtuar nga trajneri Geret Sauthgejt do të akomodohet në Doha, ku nga e mërkura do të nisë përgatitjen intenzive në qendrën stërvitore të Al Vakrah.

Sakaq, nuk mungojnë edhe polemikat në lidhje me britanikët që mbërritën në Katar në një avion të ngjyrosur në brendësi me ngjyrat e ylberit, për të treguar mbështetjen ndaj komunitetit LGBTQ+.

Vlen të theksohet se vendi organizator, Katari, është rreptësisht kundër LGBTQ+ ndërsa ka bërë të ditur se nuk do të lejë të bëhet propagandë në favor të këtij komuniteti. Megjithatë, duket se te Anglia gjetën mënyrën për të bërë “zhurmë”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button