Anglia dhe Franca, nuk lejuan befasi

" "

Sot u zhvilluan 15 ndeshje eliminatore të Botërorit “Katar 2022”. Në Grupin e Shqipërisë, Anglia fitoi 2-1 përballë Polonisë, që luajti në këtë transfertë pa sulmuesin kryesor, Robert Levandovski. Hari Kejn zhbllokoi takimin me 11-metërsh në minutën e 19-të, por Moder barazoi në të 58-tën. Gjithsesi, “Tre Luanët” e gjetën golin e fitoren me Maguire në të 85-tën.

 

 

 

Hungaria bëri detyrën, duke fituar 1-4 në fushën e Andorrës.

 

Në Grupin C, Italia fitoi 0-2 në fushë ne Lituanisë, ku shënuan Sensi dhe Çiro Immobile, i dyti në shtesë me penallti, ndërsa Irlanda e Veriut barazoi pa gola me Bullgarinë.

Në sfidën e vetme të Grupit D, Franca triumfoi në fushën e Bosnjë Hercegovinës me golin e Antoan Griezmanit.

 

 

NDESHJET:

Armeni – Rumani             3-2

Andorrë – Hungari           1-4

Austri – Danimarkë          0-4

BeH – Francë                    0-1

Angli – Poloni                   2-1

Gjermani – Maqedoni      1-2

Greqi – Gjeorgji                1-1

Lihtenshtajn – Islandë     1-4

Lituani – Itali                    0-2

Moldavi – Izrael              1-4

Irlanda – Bullgari              0-0

San Marino – Shqipëri    0-2

Skoci – Ishujt Faroe         4-0

Spanjë – Kosovë              3-1

Ukrainë – Kazakistan        1-1

LEXO EDHE:

Back to top button