Anglia, fiton derbin ndaj Kroacisë

Kombëtarja e Anglisë e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, duke mposhtur Kombëtaren e Kroacisë. “Tre Luanët” shënuan fitore të ngushtë me rezultat minimal 1-0.

Që nga minuta e parë, Anglia kërkoi me ngulm golin duke dominuar në të gjitha aspektet në pjesën e parë. Anglezët kishin disa raste, por asnjë nuk ia dolën t’i konkretizojnë, kësisoj 45-minutëshi i parë u mbyll ashtu siç nisi. Ishte Rahim Sterling që gjeti golin pas asistimit të bukur nga talenti Kevin Filips në minutën e 57-të. Filips e gjeti Sterling në mënyrën më të mirë, kështu që ky i fundit lehtësisht realizoi në portën e kundërshtarit.

Në minutat e mbetur, Kroacia provoi disa herë, por assesi nuk ia dolën, andaj epilogu përfundimtar mbeti 1 -0. Me këtë fitore, Anglia merr kreun me tri pikë, derisa Kroacia renditët në fund pa pike.

LEXO EDHE:

Back to top button