Anglia në “EURO  2024” ka marrë me vete edhe… parfumet!

Sipas “Daily Mail”, Federata Angleze e Futbollit ka paketuar me vete në çantat e tyre aroma të veçanta për t’i spërkatur nëpër hotel në mënyrë që t’u japë lojtarëve një ndjenjë familjariteti.

Aromat janë të njëjtat që përdoren në bazën stërvitore të kombëtares në Londër, “St George’s Park”. Një përzierje bergamoti, zambaku dhe jasemini do të spërkatet rreth zonave kryesore të akomodimit, e cila është një aromë e freskët dhe e dallueshme.

Në palestër, do të spërkatet një aromë që synon të japë energji. Dhe në dhomat e gjumit, një aromë livando do të hidhet për të ndihmuar lojtarët të pushojnë. Futbollistët e Anglisë gjithashtu thuhet kanë marrë me vete çarçafët dhe peshqirët e tyre personalë të dushit, për të krijuar ambientin komod të shtëpisë së tyre.

Anglia do të akomodohet në “Golfresort Ëeimarer Land”, një resort me pesë yje, i cili ndodhet në një vend të largët, një orë e gjysmë me makinë nga qyteti i Lajpcigut. Hoteli ka fusha futbolli dhe 45 gropa golfi për të luajtur. Yjet e Anglisë do të kenë gjithashtu akses në një pishinë, bilardo, pingpong dhe futboll tavoline.

Në hotel nuk mungon kurrsesi palestra, një qendër bukurie dhe relaksi, dhoma e trajtimit, salla të shumta konferencash dhe ka shtatë restorante.

Një dhomë kushton 300 paund për një natë. Klubet e QPR-së dhe Verder Bremenit e kanë përdorur këtë bazë për kampe stërvitore parasezonale në të kaluarën.

LEXO EDHE:

Back to top button