Anglia në finale, eliminon Danimarkën pas 120 minuta lojë

" "

Ka përfunduar ndeshja e gjysmëfinales së dytë në EURO 2020 dhe pas 120 minutave lojë, Anglia mundi Danimarkën. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras me golat e Damsgaard dhe autogoli i Simon Kjaer.

Mirëpo në vazhdime, anglezët arritën ta gjejnë golin e “shumëpritur” në minutën 103-të. Ishte Raheem Sterling i cili me një depërtim nga ana e djathtë u rrëzua në zonë në min 102-të.

I pasaktë nga penaltia u tregua Hari Kejn, por më pas shënoi golin e avantazhit në min 103′ nga topi i kthyer. Rezultati përfundimtar pas 120 minutash, Anglia 2-1 Danimarka.

Tani, Anglia do të përballet me Italinë në finale të “Euro 2020” të dielën.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button