Anglia përgatitet 2 vite që të ndalojë Kilian Mbape-n?!

Paraqitja e Kilian Mbapes ndaj Polonisë, me dy golat e tij, ka bërë që e gjithë vëmendja të kthehet te ylli i Paris Sen Zhermenit.

Para çerekfinales, edhe mediat britanike e kanë shqetësim kryesor anëtarinë e PSZH-së. Por, trajneri i Geret Sautgejt mund ta ketë një plan për ta ndalur atë. Sipas raportimeve të ‘Independent’, Sautgejt dhe stafi i tij kanë një plan anti-Mbape, dhe këtë plan e kanë përgatitur tash e dy vite!

Ata besojnë se zgjidhja më e mirë për t’u marrë me Mbappe është vendosja e një lojtari po aq të rrezikshëm përballë tij, për të shfrytëzuar kufizimet e tij në aspektin defensiv. Pikëpyetja qëndron tek ajo se cili lojtar i Anglisë mund të jetë po aq i rrezikshëm sa Mbape.

Nëse këto raportime kanë vërtetësi, atëherë një opsion mund të jetë mbrojtësi i Liverpullit, Trent Aleksander-Arnold, i cili është jashtëzakonisht i rrezikshëm edhe në aspektin ofensiv. Një opsion më i balancuar mund të jetë edhe Kajll Uallker i Mançester Sitit.

LEXO EDHE:

Back to top button