Anhel Di Maria largohet nga Juventusi, por mbetet në Evropë

Pas një pjese të parë të vitit të kushtëzuar nga probleme të ndryshme fizike dhe ndoshta edhe psikologjike nga mendimi për Botërorin, në muajt e parë të 2023 kemi parë Anhell Di Maria-n në formë të shkëlqyer, i cili në momentin më të vështirë ka marrë për dore Juventus-in me gola dhe asiste.

Pranvera riktheu një Di Maria jo brilant, madje nervoz, të kushtëzuar nga një fazë disi e ngjashme e skuadrës së Allegrit dhe të paaftë për të bërë diferencën. Paraqitjet e fundit kanë shkaktuar mjaft debat. Është rihapur edhe debati për të ardhmen e tij. Juventus-i dëshiron të mbajë Di Maria-n, por gjithçka është e hapur për rinovimin e kontratës, siç thuhet nga Calciomercato.it.

Marrëdhëniet mes palëve janë të shkëlqyera, por ka disa dyshime. Ne duhet të kuptojmë se cilat do të jenë perspektivat e klubit dhe nëse vetë klubi do të shohë te Di Maria vullnetin për të qëndruar. Prandaj nuk është për t’u habitur që ka dyshime për qëndrimin e tij në Torino dhe rrjedhimisht thashetheme të reja për të ardhmen e tij.

Pretenduesit për një lojtar të tillë, siç e dimë, sigurisht që nuk mungojnë. Sipas “Sport Mediaset”, Barcelona, ​​e cila tashmë e kishte ndjekur verën e kaluar, po mendon të rikthehet tek ai. Para se të kthehej në Argjentinë te “Rosario Central”, skuadër që ai e ka treguar gjithmonë si destinacionin e fundit përpara se të mbyllë karrierën e tij, Anhel DI Maria, mund të dëshirojë një aventurë të fundit të madhe në një klub europian.

LEXO EDHE:

Back to top button