Anhel Di Maria në “dyshim” përballë Australisë

Argjentina do të përballet mbrëmjen e sotme me Australinë, në ndeshjen e fazës së 1/16-ve. Skuadrës së drejtuar nga Skaloni me shumë mundësi do t’i duhet të luajë mbrëmjen e sotme, pa një nga “aktorët” e saj kryesor, anësorin Angel Di Maria.

Lojtari i Juventusit është stërvitur i vetëm ditët e fundit, për shkak të një problemi të lehtë fizik, megjithatë, tekniku i “albiceleste”-s shpreson se mund të mbështet tek “shërbimet” e 34-vjeçarit.

Ndërkaq, në mungesë të Di Marias, Scaloni do të ketë në dispozicion lojtarë të tjerë me eksperiencë, si Papu Gomez dhe Angel Korrea.

LEXO EDHE:

Back to top button