Merret vendimi, SHBA e vendosur: Kufiri i çmimit të naftës ruse do të godasë Putinin

Merret vendimi, SHBA e vendosur: Kufiri i çmimit të naftës ruse do të godasë Putinin

Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do të “presë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, kanë thënë SHBA.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se kufiri – i cili u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë të premten – erdhi pas muajsh pune të vështirë.

Kufiri i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë (48 £) për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse nga deti. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor.

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që janë ndikuar shumë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve do të përfitojnë veçanërisht nga ky vendim, tha zonja Yellen.

Ajo tha se do të kufizojë më tej financat e presidentit rus Vladimir Putin dhe “kufizojë të ardhurat që ai po përdor për të financuar pushtimin e tij brutal”, duke shmangur ndërprerjen e furnizimeve globale që mund të çojnë në rritje çmimet e naftës në mbarë botën.

“Me ekonominë e Rusisë tashmë në tkurrje dhe buxhetin e saj gjithnjë e më të zbehtë, kufiri i çmimit do të ulë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, tha ajo në një deklaratë.

Kufiri i çmimit u vendos në shtator nga grupi i vendeve të G7 (SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe BE) në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button