Dumfries: Do të doja të jem vendimtar me gol ose një asist

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Interit, Denzel Dumfries, në prag të ndeshjes hapëse të fazës së 1/16-ve, kundër Amerikës, iu përgjigj një pyetjes, e cila lidhej me kritikat ndaj “tulipanëve” dhe performancës së vetë lojtarit. Dumfries theksoi se synimi i tij dhe gjithë ekipit është që në çdo ndeshje të japin maksimumin e tyre.

“Unë i kuptoj kritikat dhe e kuptoj edhe veten time. Do të doja të përpiqesha të jem vendimtar me një gol ose një asist. Qëllimi im është të hapen hapësira për sulmuesit. Për më tepër, synimi është që gjithmonë të bëjmë maksimumin për të argëtuar tifozët, pra t’u ofrojmë atyre një shfaqje të mirë në çdo rast. SHBA-të do të vijnë dhe do të na çojnë lart, mund të jetë një avantazh për ne”, u shpreh mbrojtësi i Interit.

LEXO EDHE:

Back to top button