Anija e fundosur ndot oqeanin e ngrirë

Anija e fundosur ndot oqeanin e ngrirë

Një anije e mbytur që në kohën e Luftës së Dytë Botërore, vazhdon të lëshojë elemente toksike në fundin e Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Sipas hulumtimeve, mbetjet e anijes po ndikojnë në mikrobiologjinë detare, edhe pse ajo është fundosur 80 vjet më parë. Anija fillimisht shërbeu si një peshkarexhë, por më pas u përdor për patrullim nga marina gjermane, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një grup studiuesish filluan të analizojnë ndikimin e mbetjeve të anijes, si pjesë e një projekti madhor që ka për qëllim të hetojë rrënojat e mbetura në shtratin e oqeaneve. Mostrat nga kjo anije, zbuluan metale të rënda si nikeli dhe bakri, por edhe arsenik. Gjithashtu, nga analizat dolën edhe kimikate që gjenden në benzinë, qymyr dhe naftë. Sipas ekspertëve, në Oqeanin e Veriut, përveç mbetjeve nga anije të shumta të mbytura, gjenden edhe municione si predha dhe bomba të hedhura pas përfundimit të luftërave botërore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button