Ankesa për kompanitë e sigurimit, të sëmurit me kancer s’i vazhdohet kontrata
Ankesa për kompanitë e sigurimit, të sëmurit me kancer s’i vazhdohet kontrata
Gazetar: Ile Petrevski
Rritet numri i qytetarëve që ankohen për veprimet e kompanive të sigurimit. Pranë trupit rregullator, përkatësisht Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, vitin e kaluar kanë arritur ankesa dyfish më shumë se viti paraprak, shkruan Alsat.
https://youtu.be/tFGFjzovQ_E
Tre kompani të sigurimeve tashmë janë dënuar me katër masa, dy prej të cilave janë gjobë në të holla.
“Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se numri i ankesave në Agjencinë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve në vitin 2021 krahasuar me vitin 2022 është rritur për dy herë e gjysmë. Ky ishte synimi ynë si menaxhment i agjencisë që të hapim agjencinë dhe t’u tregojmë të siguruarve se ka institucion që kujdeset për interesat e tyre”, deklaroi Kërste Shajnoski- kryetar i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit.
Një nga ankesat është se të siguruarit nuk i është rinovuar sigurimi sepse është diagnostikuar me kancer. Të dhënat thonë se qytetarët që kanë blerë polisat e sigurimit, vitin e kaluar kanë bërë ankesa për 18 kompani të atij biznesi. Ndër të tjera, siguruesit janë ankuar për bazën e pagesës së dëmeve si dhe për shumën që kompanitë e sigurimit ua kanë ofruar për pagesë. Në 161 raste janë ankuar individë ndërsa 39 ankesa kanë ardhur nga kompanitë. /Alsat.mk








