Ankesa për mos regjistrim në terren, banorët: Regjistruesit nuk na kanë vizituar

Pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë, disa banorë të kryeqytetit, kryesisht romë, ankohen se ekipet e Entit nuk i kanë regjistruar.

“Jo, jo tek unë askush nuk ka ardhur.
– Askush nuk ka ardhur?
– Jo.
– A keni qenë në shtëpi gjatë gjithë kohës?
– Ndonjëherë dal të mbledh shishe plastike, por pothuajse gjithë ditën jam në shtëpi”

“Regjistrues këtu? Jo, deri tani nuk kanë ardhur. Mund të kenë shkuar në atë anë atje, por nga kjo anë këtu nuk kanë ardhur. Ore, a ka ardhur ndonjë këtu për të na regjistruar, nga kjo anë?- Ja, jo.
– Sa persona jeni afërsisht këtu?
– Rreth 20 familje. Dikush ka 6 anëtarë, disa 7, 8 apo 5”.

“ Tashmë dy apo tre vjet, as fëmijët. Kam dy fëmijë të paregjistruar. Nuk jemi të regjistruar askund.
– Nuk ke asnjë dokument?
– Asgjë, asgjë. A e din sa kohë kam që pres dokumentet.”

Por drejtuesi i Entit për Statistikë Apostoll Simovski thotë se regjistruesit i kanë vizituar të gjitha objektet, ndërsa deklaratat e banorëve i quan të pavërteta. Simovski betonon qëndrimin e tij se edhe personat që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, por që nuk posedojnë numër amë janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të popullsisë. Simovski thotë se të gjithë qytetarët për të cilët përmes kryqëzimit të të dhënave do të vërtetohet se jetojnë dhe në vend do të përfshihen në numrin e përgjithshëm të qytetarëve. Megjithatë për këtë kategori qytetarësh pyetjet rreth entitetit, fesë apo gjuhës amtare do të mbeten pa përgjigje.

Nuk do të marrin përgjigje pyetjet e tilla, megjithatë ky është rreziku që ata vet kanë ndërmarrë Vendimi ka qenë i tyre në atë pjesë. Bëhet fjalë për 7 baza të të dhënave që janë bashkuar në një dhe ku mundemi me saktësi të caktojmë se sa persona janë të pranishëm këtu dhe duhet të jenë pjesë e këtij operacioni – deklaroi Apostol Simovski- drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Lëvizja qytetare “Avaja” përmes një komunikatë njoftoi se në shumë qytete në zonat e banuara nga romët ishin hasur parregullsi të caktuara gjatë regjistrimit dhe se sipas tyre në të shumtën e rasteve u është imponuar të deklarohen se u përkasin bashkësive të tjera etnike ose nuk janë vizituar nga regjistruesit. Nga kjo lëvizje thonë se shpeshherë romët e regjistruar as nuk i kanë pyetur për përkatësinë e tyre etnike, por i kanë regjistruar si pjesë e etniteteve të tjera në vend. Gjatë procesit në vend janë regjistruar gjithsej 1 milion e 832 mijë 696 banorë rezidentë dhe 204 mijë e 805 mërgimtarë.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button