Ankohen biznesmenët: Punëtorët e rinj kërkojnë menjëherë paga të larta

Ankohen biznesmenët: Punëtorët e rinj kërkojnë menjëherë paga të larta

Gazetar: Ile Petrevski

Ekonomisë i mungon kuadri i kualifikuar, ndërsa të rinjtë kanë kërkesa dhe pritshmëri të larta, megjithëse nuk kanë përvojën që i duhet kompanive.

Ky është përfundimi i takimit mes sektorit të biznesit, organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të rinisë në vend.

“Kërkojnë orar fleksibël pune, të gjithë kërkojnë kushte për punë online dhe kërkesat e tyre për paga janë shumë të larta”, thotë Metodia Stojçevski Lidhja e Rinisë Krushevë.

“Të rinjtë kanë pritshmëri shumë më të larta sesa kompanitë mund t’u ofrojnë në fillim. Arsimi i tyre, si një person që ka mbaruar fakultet dhe vjen menjëherë në vendin e punës, nuk është gati të bëjë punën menjëherë, ndaj kompanitë duhet t’i rikualifikojnë, në mënyrë që ai punëtorë të funksionojë”, tha Despina Zhupan – Lidhja e Odave Ekonomike.

Nga ana tjetër, shkollarët e mesëm thonë se sistemi arsimor në vendin tonë është katastrofik dhe nuk prodhon kuadro me njohuri dhe aftësi për të qenë gati për të punuar në ekonomi. Puna shtetërore mbetet opsioni numër një për të rinjtë në vend.

“Të gjithë e dimë që jo vetëm të rinjtë, por të gjithë kanë interes për administratën publike, mendimi im është se administrata është shumë e madhe dhe duhet të bëhet risistemim. Unë konkretisht dua të studioj histori dhe shkenca politike dhe e shoh veten si pjesë e botës akademike”, u shpreh Luka Paviçeviq Kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Nga sektori joqeveritar përmendën se kërkesat e sektorit të biznesit dhe të rinjve duan të përpiqen të përfshihen në ndryshime ligjore.

“Qëllimi ynë është që më në fund të gjitha këto t’i hedhim në letër, t’i hedhim si propozime konkrete dhe t’ua dërgojmë politikë bërësve, institucioneve publike”, theksoi Bojan Kordalov, Komunikolog.

Të dhënat zyrtare të statistikave shtetërore thonë se 35 për qind e të rinjve deri në 24 vjeç janë të papunë.

Shumica prej tyre të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit, e disa prej tyre tashmë po largohen për punë sezonale verore ose ilegale në ndonjë nga vendet e Evropës Perëndimore./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button