“Anonimët” e rëndësishëm të Realit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve

Në qendër të vëmendjes janë Vinicius, Bellingam, Kros apo Valverde, por Reali i Madridit aktual është ndërtuar me përpjekjet e të gjithëve, por me tre lojtarë, secili me rolin e tij, të cilët kanë kontribuar kur kanë luajtur dhe gjithashtu kur nuk kanë luajtur. Ata janë Kepa, Hoselu dhe Brahim Diz.

“Nëse jemi në Londër dhe kemi fituar La Ligën, kjo është edhe për shkak të tyre”, dëgjohet në qendrën stërvitore të Realit në Valdebebas.

Shifrat janë aty. Hoselu numëron 48 ndeshje dhe 17 gola të shënuar. Këtyre u shtohen dhe tre pasime për gol. Brahim Diaz arrin shifrën e 44 ndeshjeve, 12 gola dhe 9 asiste, ndërsa Kepa Arrizabalaga ka luajtur në 19 takime, duke e ruajtur portën të paprekur në 8 raste.

Reali ka pasur një sezon gati të pabesueshëm. Pakkush besonte në paraqitjen e skuadrës dhe aq më tepër te problemet që u shfaqën në fillim të sezonit si dëmtimet e Kurtuasë dhe Militaos, shtuar dhe lamtumirën e Benzemasë. Por pikërisht këtu u shfaqën ata rezervat e arta. Hoselu dhe Brahim Diaz mbërritën në majë të gishtave, pothuajse pa bërë zhurmë, por ata përfunduan duke u bërë yjet kryesorë të filmit “made in Real 24”.

Me gola, minuta cilësore, por mbi të gjitha të kuptuar se çfarë është Reali dhe me sjellje shembullore që nga dita e parë që u shfaqën në Valdebebas. Fillimisht ngjallën shumë dyshime, por tashmë çdo gjë flet për ta. I treti në këtë listë është Kepa. Ai zbriti nga avioni për të ulur në Valdebebas. Dhe ndonëse e humbi rolin e titullarit në favor të Lunin, spanjolli në aq ndeshje sa ka luajtur ka qenë vendimtar.

LEXO EDHE:

Back to top button