Ante Rebiç, shënon gol për Milanin në çdo 49 minuta!

Problemet me shpinën tashmë duken një kujtim i largët për sulmuesin kroat, Ante Rebiç, i cili pavarësisht ndalesës së zgjatur, në Toskanë (ndaj Empolit) ishte faktor që mund të ndryshonte ekuilibrin.

Krahas gëzimit personal, në fakt në minutën e 97-të ai ia ktheu favorin e mëparshëm shokut të skuadrës, yllit portugez, Leao-s, duke i hapur rrugë kundërsulmit për rezultatin final (1-3).

Dhe në të gjitha këto, padyshim që gëzohet Stefano Pioli, i cili me rikthimin e plotë të kroatit mund të përballet me më shumë besim (dhe alternativa) me radhën intensive të garave dhe ndeshjeve deri në ndalimin e Kampionatit Botëror në Katar. Shifrat vetëm sa vërtetojnë tezën se Rebiç është një element thelbësor në dinamikën e sulmit kuqezi: 3 gola (nga 4 goditje) në 3 ndeshje të luajtura, një gol në çdo 49 minuta nga 147 në total, në të cilat ka qenë në fushë. Efikasiteti i tij është 75%, pikërisht më e larta në mesin e lojtarëve që kanë shënuar tashmë të paktën tre gola në sezon.

Kush është më i mirë se ai?

Vetëm Erling Haaland, i cili në top-5 kampionatet evropiane udhëton me një mesatare prej një goli çdo 47.5 minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button