Antetokounmpo në dilemë para vazhdimit të kontratës

Xhianis Antetokounmpo ka kohë deri më 21 dhjetor, një ditë para fillimit të sezonit të ri, për të vendosur për të ardhmen e tij. Lojtari ka mundësinë që të firmosë shtyrjen e kontratës me Milëaukee Bucks, nga e cila do të arkëtonte 228 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme. Duke folur për të ardhmen e tij, 2 herë MVP i sezonit të rregullt në dy sezonet e fundit, tha: “Jam përqendruar tek ajo që ndodh në fushë. Për kontratën po bisedojnë menaxheri im dhe klubi. E di që rinovimi i kontratës është i rëndësishëm për NBA-në, për Milloukit dhe basketbollin”.

Unë dua të përmirësohem si basketbollist nga dita në ditë, nga sezoni në sezon dhe fitoj titullin kampion në NBA. Ky është objektivim im dhe jo skuadra ku luaj. Natyrisht që dua një ekip fitues, pasi ky është sport ekipor, ku të gjithë kontribuojnë te fitorja”, u shpreh Antetokounmpo.

LEXO EDHE:

Back to top button