Antetokounmpo realizon 54 pikë, por Milluoki humb sfidën me Indianën

Dy ndeshje të luajtura sot në NBA, por surprizat nuk kanë munguar. Skuadra e Milluokit, u mund 126-124 nga Indiana, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet. Xhianis Antetokounmpo realizoi 54 pikë e 12 kërcime për Milluokin, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Për Indiana-n, tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë, ku u dalluan Haliburton me 29 pikë e 10 asist, Maturin me 26 pikë dhe Tarner me 21 pikë.

Në sekondat e fundit fiton edhe skuadra e Atlanta-s, që mposhti 120-119 Orlando, sfidë kjo vendosur nga basketbollisti Tre Jang, që realizoi 41 pikë për miqtë. Tek Orlando mungoi lojtari-lider, duke u mundur në fushën e saj në sekondat e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button