Reali firmos me 6 lojtarë, yje me klauzolë 1 miliardë euro

Real Madridi ka kryer katër rinovime të mëdha brenda javës, duke nënshkruar kontrata shumëvjeçare me lojtarët kryesor të ekipit. Vinicius Junior, Rodrigo Goes, Eduardo Kamavinga dhe së fundmi Federiko Valverde janë lojtarët që u blinduan nga drejtuesit e “Los Blancos”. Megjithatë, përveç kontratave shumëvjeçare dhe me kushte te përmirësuar, drejtuesit e Real Madridit menduan edhe për një detaj tjetër.

Për të mbajtur këta lojtarë në “Santiago Bernabeu”, në marrëveshjet e tyre janë futur klauzola marramendëse prej një miliardë eurosh. Këta katër lojtarë i bashkohet dy yjeve tjera si Xhud Belingam, i cili u transferua këtë verë dhe Aurelien Tçouameni që ka rinovuar më herët.

Lista e futbollistëve që kanë rinovuar kontratat:

1.Jude Bellingham (2029)

2.Vinicius Junior (2027)

3.Rodrygo Goes (2028)

4.Federico Valverde (2029)

5.Eduardo Camavinga (2029)

6.Aurelien Tchouameni (2028)

LEXO EDHE:

Back to top button