Antikorrupsioni: 35 ish-kryetarë dhe 19 aktual nuk e kanë paraqitur pasurinë
Antikorrupsioni: 35 ish-kryetarë dhe 19 aktual nuk e kanë paraqitur pasurinë
35 kryetarë komunash të cilët e përfunduan mandatin sivjet dhe 19 kryetarë komunash që u zgjodhën pas zgjedhjeve lokale, nuk e kanë paraqitur gjendjen e tyre të pasurisë. Mes tyre ka edhe prej tyre që janë rizgjedhur si kryetarë komunash sikurse kreu i Butelit, i Shuto Orizares, i Likovës, Zhelinës, e të tjerë. Pasurinë nuk e kanë paraqitur as Orce Gjorgjievski i cili nga menaxhimi me Kisella Vodën tani udhëheqë me kryeqytetin, e as ish kryetarja Danella Arsovska. Pasurinë nuk e kanë paraqitur as ish kryetarët e Bogovinës, Karposhit, Pllasnicës, Studeniçanit. Nga kryetarët e rinj të dhënat nuk i kanë dorëzuar kreu i Haraçinës, Çashkës, Kërçovës e Strugës. Për mos paraqitje të pasurisë shqiptohen gjoba nga 300 deri në 500 euro. /Alsat.mk








