Antikorrupsioni bëhet me objekt të ri

Anti-korrupsioni bëhet me objekt të ri. Me vendim të Qeverisë, Komisioni për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit do të zhvendoset në ndërtesë shtetërore që është nën Shërbimin e punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta, përballë Ministrisë së Jashtme. Zëvendës- kryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski thotë se ky Komision do të vendoset në hapësirat më të mira për momentin me të cilat disponon shteti.

“Sot kemi biseduar edhe për dy tema të tjera, e ato janë përvojat që komisioni shtetëror ka për dobësitë që i tregoi ligji i ri nga viti 2019, formimin e një grupi të punës së bashku me ministrin e Drejtësisë. Këtë e arritëm sot kurse javën tjetër do të procedohet, që t’i mënjanojmë të gjitha dobësitë dhe problemet”, tha Lupço Nikollovski, zëvendës- kryeministër për luftën kundër korrupsionit.

Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska thotë se dëshiron të besojë se kësaj here vendimi i qeverisë do të jetë përfundimtar dhe se ata do t’i kenë hapësirat e reja. Për më tepër, thotë se qeveria nuk duhet të shpenzojë para sepse ndërtesa është në pronësi të shtetit. Megjithatë, edhe nëse zhvendosen sa më shpejt, softueri që duhet t’i lidhë institucionet që të ketë më shumë kontroll, do të ishte funksional në fund të vitit, konfirmon Ivanovska.

“Lidhja me 17 institucionet nënkupton sigurimin më të lehtë të të dhënave dhe mes tjerash, verifikimin e gjendjes pronësore, por jo vetëm atë, por edhe të dhëna të tjera. U imponua nevoja, u imponuan probleme thelbësore që komplikojnë punën e komisionit dhe kishte nevojë të sqarohen terme të caktuara. Për këtë qëllim, ministri i drejtësisë do të formojë grup pune”, pohoi Biljana Ivanovska nga KSHPK.

Reagime në opinion shkaktoi vendimi i Qeverisë që, hapësirat fillimisht që ishin për Komisionin kundër korrupsionit, t’i jepen Ministrisë së re për sistemit politik. Përndryshe, Maqedonia në raportin e fundit të korrupsionit, u radhit në vendin e 111-të, më i dobët deri më tani, kurse si shkaqe përmenden mos- ndëshkueshmëria nga gjyqësori, rruga e panjohur e parave të zeza, liria e fjalës dhe të drejtat e njeriut.

 

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button