Porto kërkon fitore, “Zonja e Vjetër” gati të përgjigjet

Liga e Kampionëve rifillon gjithashtu për Juventusin nga transferta portugeze me Porton. “Bardhezinjtë” vijnë në këtë përballje delikate pas disfatës në Napoli, e cila i dha fund një serie prej 7 ndeshjesh pozitive midis Superkupës së Italisë, Serie A dhe Kupës së Italisë. “Zonja e Vjetër” u rendit në krye të grupit G, përpara Barcelonës, të cilën e mundi 3-0 në “Camp Nou”. Humbja e vetme në këtë edicion kishte ardhur ndaj Blaugrana-ve, në shtëpi. Për pjesën tjetër, Juventusi ka pasur ecuri të qartë: 5 fitore, 14 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.

Andrea Pirlo, trajner i Juventusit

“Porto është ndryshe nga ne. Në kampionatin e tyre ata janë shumë në rolin sulmues, ndërsa në Evropë, janë shumë të kujdesshëm. Ne duhet të luajmë në mënyrë tjetër, duke mos harruar edhe që të mbrohemi.Liga e Kampionëve është një garë unike, pasi që sjell shumë ekipe me shpirt unit që të luftojnë për trofeun e çmuar në Evropë. Krejtësisht varet se si ekipi është në gjendjen psiqike kur përballet me ekipet e Ligës së Kampionëve.

 

Nga ana tjetër, Porto e përfundoi e dyta në grupin C, pas Manchester City, me 13 pikë, që përkthehen: 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Olympiacos dhe Marseille ishin në të njëjtin grup.

 

Serhio Konseisao, trajner i Portos

Ne do t’i hapin probleme Juventusit pasi Porto e ka këtë në ADN-në e vet. Ne kemi një mentalitet fitues pavarësisht nga kundërshtari. Kristiano mund të vendosë një ndeshje në çdo moment dhe fazën e sulmit është një lojtar i shkëlqyer. Ai është më i miri në botë pa dyshim. Ne duhet të jemi solid, kompakt dhe koheziv. Ne duhet të kuptojmë se çfarë hapësire dëshiron Kristiano, Morata, Kullushevski ose kushdo që luan përpara dhe ti ndalim ata”

 

Precedenti i fundit midis dy ekipeve daton në vitin 2017, përsëri në të njëjtin raund të Champions-it. Asokohe, Juventusi drejtohej nga Allegri dhe fitoi 2-0 në Lisbonë, me golat e Pjaca dhe Dani Alves, ndërsa në kthim, një penallti e Dybala iu dha suksesin tjetër bardhezinjve.

LEXO EDHE:

Back to top button