Antikorrupsioni ka edhe një lëndë në adresë të Këshillit Gjyqësor
Antikorrupsioni ka edhe një lëndë në adresë të Këshillit Gjyqësor

Ndërkohë Televizioni Alsat mëson ekskluzivisht se Antikorrupsioni ka edhe një lëndë tjetër dhe kërkesë në adresë të Këshillit Gjyqësor.
Kësaj here për veprimet e anëtares Antoneta Dimovskas e cila dyshohet se ka bërë “konflikt të interesit” dhe “njëanshmëri gjatë kryerjes së detyrës”. Bëhet fjalë për kërkesën e Antoneta Dimovskas që Këshilli Gjyqësor të nisë procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë së një gjykatësi suprem i cili ka punuar lëndën në të cilën përfaqësuese ligjore ose avokate ka qenë vetë motra e Antoneta Dimovskas.
“Antikorrupsioni vlerëson se injorimi i konfliktit të interesit nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilët bëjnë kontroll të punës së çdo gjykatësi në shtet, jep mundësi për ndikim dhe presion ndaj gjykatësve të cilët procedojnë lëndë në të cilat anëtarë të këshillit kanë të përfshirë (si përfaqësues ligjor apo cilësi tjetër) të afërmit e tyre. Në këtë mënyrë ndikohet drejtpërdrejtë në pavarësinë e sistemit gjyqësor të cilët duhet ta garanton pikërisht Këshilli Gjyqësor”, thuhet në konstatimin e Komisionit për parandalimin e korrupsionit nga ku edhe kërkojnë që Këshilli Gjyqësor të nisë procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë kundër anëtarit të tyre Antoneta Dimovska.