Olivia Rodrigo i kërkoi TikTok-ut që të hiqte këngën e saj nga postimi i Trump
Olivia Rodrigo i kërkoi TikTok-ut që të hiqte këngën e saj nga postimi i Trump
Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, në profilin e tij në TikTok është publikuar një video me këngën “Deja Vu” të këngëtares 21-vjeçare, Olivia Rodrigo.
Megjithatë, audio bashkangjitur videos u hoq menjëherë në platformën TikTok.
Rodrigo dhe ekipi i saj me sa duket i morën të drejtën e audios që të shfaqet në videon e pro-Trumpit, duke qenë se këngëtarja mbështeti Kamala Harris gjatë fushatës.
Diskutimet u ndezën, kur në video figuronte që audio nuk është më i disponueshëm në klip.
Deja Vu është ende e disponueshme për të tjerët për t’u përdorur në aplikacionin e famshëm.
Fansat e Olivia Rodrigos më pas vërshuan në X dhe TikTok duke e lavdëruar veprimin e këngëtares.