Antikorrupsioni kërkon masa për shkelje të Kodeksit të sjelljes ndaj ministrit Arianit Hoxha

Komisioni për parandalimin e korrupsionit i kërkoi Qeverisë të merr masa përkatëse ndaj Ministrit të Bujqësisë, Arianit Hoxha për shkelje të Kodeksit të sjelljes. Numri “një” i anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska komentoi deklaratën e Hoxhës, të bërë një javë më parë, kur anti-korrupsioni ndaj tij hapi procedurë për transferim të paligjshëm të kompanisë private tek të afërmit. Hoxha kishte deklaruar se vetëm ai vendos për kompaninë e tij private dhe jo anti-korrupsioni. Procedura të ngjashme anti-korrupsioni kishte nisur edhe ndaj 3 deputetëve: Skender Rexhepi nga Alternativa, Abdullah Saliu nga Aleanca dhe Ljupço Prenxhov nga “GROM”. Nëse prokuroria i konfirmon konstatimet e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, ata do të gjobiten prej 300 deri në 500 euro.

Lidhur me kĂ«tĂ« deklaratĂ«, Komisioni shtetĂ«ror pĂ«r parandalim tĂ« korrupsionit vlerĂ«son se Ă«shtĂ« shkelur Kodeksi i sjelljes sĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« QeverisĂ«, respektivisht parimi i Sundimit tĂ« ligjit, se bartĂ«sit e funksioneve ekzekutive i kryejnĂ« kompetencat nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n dhe ligjet. Ă‹shtĂ« shkelur parimi i respektimit dhe mbrojtjes sĂ« imazhit tĂ« QeverisĂ« dhe institucioneve, respektivisht bartĂ«sit e funksioneve ekzekutive gjatĂ« punĂ«s sĂ« tyre duhet tĂ« sillen nĂ« mĂ«nyrĂ« profesionale dhe t’iu pĂ«rmbahen standardeve mĂ« tĂ« larta tĂ« sjelljes – deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit anti-korrupsion.