Regjistrohen 415 raste të reja me Covid-19, qindra të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.549 teste të kryera janë regjistruar 415 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 244 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 19 pacientë, gjashtë prej të cilëve sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërruar jetë gjatë muajit nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa janë futur në raportin e sotëm. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 99.584 raste, prej të cilëve 89.002 janë shëruar, kurse 3.037 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 6.525 raste aktive.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button