Antikorrupsioni: Më pakë lëndë, por më shumë vendime krahasuar me vitin 2019

Antikorrupsioni vitin e kaluar ka marrë dy herë numër më të ulët të denoncimeve krahasuar me vitin 2019. Shumica e raporteve i referoheshin korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Anëtarët e anti-korrupsionit thonë se megjithëse numri i denoncimeve ka rënë në mënyrë drastike, kanë marrë dy herë më shumë vendime lidhur me lëndët sesa vitin e kaluar.

Në vitin 2019, në nivel vjetor, kemi pasur rreth 1,300 raste sa i përket të gjitha denoncimeve të paraqitura dhe çështjeve të hapura me iniciativën tonë, ndërsa në vitin 2020 rreth 650 lëndë. Megjithatë, nga 364 vendime në 2019, në 2020 kemi marrë 606 vendime. Fushat karakteristike që kemi vërejtur në shumicën e lëndëve janë situatat e punësimit në institucionet shëndetësore dhe shoqëri aksionare për shkak të abuzimit dhe përdorimit të kompetencave diskrecionale – tha Katica Nikollovska, anëtare e Antikorrupsionit.

Nga numri i përgjithshëm i iniciativave të paraqitura, Institucionet kompetente pranuan 31%, ndërsa 26% të iniciativave u refuzuan. Për disa nga iniciativat, Institucionet, megjithë afatet e dhëna, ende nuk janë përgjigjur nëse kanë vepruar apo jo. Në seancën e sotme, anëtarët e anti-korrupsionit me gjashtë vota pro dhe një kundër e shkarkuan Rozeta Trajan nga posti i sekretares së përgjithshme.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button