Antonio Milloshoski do të marrë statusin e të pandehurit në rastin “I fuqishmi”


Antonio Milloshoski do të marrë statusin e të pandehurit në rastin “I fuqishmi”. Nesër ose pasnesër, prokuroria do të ngritë akuza kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së Milloshoski dhe 13 personave të tjerë, konfirmoi për Alsat prokurorja Fatime Fetai, e cila punon në këtë rast.

https://www.youtube.com/watch?v=vxTjwrZ1Kh0

“Prokuroria nga Gjykata Penale do të kërkojë të gjykohet Milloshoski. Por, a do të dalë deputeti para organeve gjyqësore, duhet të vendosin gjykatësit e Këshillit Penal në Prokurorinë Themelore Shkupi 1, që duhet të vlerësojnë akuzën”.

Sipas informacioneve të Alsat, mbrojtja e Milloshoskit e ka kryer shqyrtimin e provave dhe jo personalisht deputeti. Periudhën e kaluar, Milloshoski nuk kishte pasur qasje në prova, edhe pse hetimi për rastin “I fuqishmi” mbaroi para pesë muajve dhe në muajin mars duhej ta bëjë këtë. Milloshoski disa herë nuk ishte i kapshëm për ta marrë ftesën nga Prokuroria kurse më pas u infektua me virusin Covid-19.  Këtë rast e hapi Prokuroria Speciale në Mars të 2018-ës. Më pas e mori përsipër Prokuroria Publike ndërsa prokurorja Fatime Fetai vazhdoi të punojë në këtë rast. PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Në vitin 2011, ai dyshohet se ka arritur ta hetojë këshillin e komunës së Pllasnicës për të tjetërsuar një kooperativë, ndërsa dëmi vlerësohet rreth 50 mijë euro.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button