Antony Blinken pritet të emërohet Sekretar Amerikan i Shtetit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Xho Bajden pritet të zgjedhë këshilltarin e tij dhe diplomatin veteran, Antoni Blinken si Sekretar Shteti, kanë raportuar mediat amerikane. Nëse nominohet dhe konfirmohet nga Senati, Blinken do të ketë detyrë krijimin e një qasje të re të diplomacisë amerikane dhe bashkëpunimit global, pas katër vjetëve të politikës “Amerika e Para” të presidentit aktual, Donald Tramp, e cila është përcjellë me ndasi në institucionet ndërkombëtare dhe përplasje me aleatët dhe konkurrentët. Me Blinkenin në krye të diplomacisë amerikane, administrata Biden do të synojë të shmangë përshkallëzimin e tensioneve me Iranin, të rindërtojë marrëdhëniet me aleatët dhe të menaxhojë marrëdhëniet tejet të tensionuara me Kinën. Xhejk Sullivan, ndihmës i ngushtë i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, pritet të emërohet Këshilltar për Siguri Kombëtare i Bidenit. Biden do ta bëjë këtë njoftim më 24 nëntor, teksa do të publikojë emrat e parë në kabinetin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button