Sarkozi para gjykatës, përballet me akuza për korrupsion

Ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, para gjykatës në Paris përballet me akuzat për korrupsion. Ai prej vitesh është duke u përballur me drejtësinë për një akuza që është ngritur që në vitin 2013 për korrupsion dhe për financim të jashtëligjshëm nga në liban. Të akuzuar për këtë rast janë janë dhe Tierri Herzog, avokati i Sarkozit, dhe Gilbert Azibert, gjykatës në Gjykatën e Kasacionit. Sipas prokurorit të çështjet, Sarkozi ka bashkëpunuar me gjykatësin e akuzuar dhe i ka kërkuar informacione të vlefshme, duke i premtuar në këmbim atij një punë të mirë në Monako. Për dy akuzat që rëndojnë mbi, ryshfet dhe korrupsion, ish presidenti rrezikon një dënim me burg deri në 10 vjet dhe një gjobë maksimale prej 1 milion euro. Sarkozi nuk është ish-Presidenti i parë që është në bankën e të akuzuarve në Francë. Edhe paraardhësi Hakes Kirak ishte dënuar për përvetësim fondesh.

LEXO EDHE:

Back to top button