Anulohet gjyqi për spitalin Modular në Tetovë, mungoi gjykatësi Vellkovski

Anulohet gjyqi për spitalin Modular në Tetovë, mungoi gjykatësi Vellkovski

Për të tretën me radhë është anuluar seanca gjyqësore për rastin djegies së Spitalit Modular në Tetovë. Për dallim nga hera e shkuar kur anulimi ndodhi për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve, anulimi i sotëm kishte të bëjë me mungesën e gjykatësit Jordan Vellkovski, i cili ishte në pushim mjekësor. Seanca u caktua për në 15 janar. Pas anulimit të vazhdueshëm, ka reaguar njëri nga familjarët e viktimave. Ka reaguar edhe ish drejtori i Spitalit klinik të Tetovës.

“Siç e dinë gjithë qytetarët e këtij vendi, secila seancë po anulohet për shkaqe koti. Si familjarë të viktimave e shohim se secila seancë sjell nga një dhimbje tek ne familjarët kështu që seanca e sotme u anulua shkaku se gjykatësi qenka operuar dhe seanca u shty për në 15 janar. Ne si familjar e kemi humb durimin më në këtë shtet. Përmes medias tuaj u bëj apel gjykatës së Tetovës që të jenë më serioz që të i jepet fund kësaj punë të spitalit modular. Për ne është shumë e lodhshme, anulimi i shkuar edhe sot caktimi për 15 janar për ne është tejet e lodhshme si fizikisht edhe psikikisht si familjar”, tha Mumin Ismaili, familjar.

“Shpresoj që ky proces do finalizohet sa më shpejtë dhe do merren parasysh nga gjykata vendimet e gjykatës së Apelit. Në asnjë seancë nuk kam munguar jam lajmëruar në kohë edhe unë edhe mbrojtësit e mi”, u shpreh Florin Besimi, ish drejtor i Spitalit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button