Fonseka shtron ekipin më të fortë, ka vetëm dy dilema
Milani do të luajë më formacionin më të mirë të mundshëm pa i kushtuar vëmendje lojtarëve. Paulo Fonseka mund të ketë dy rikthime të rëndësishme në mbrojtje. Njëra në të djathtë, ku Rojal dhe Kalabria (i cili shpreson të luajë) janë në garë për të zëvendësuar Filipo Terraçianon që ishte titullar ndaj Monzës.
Tjetri në qendër, ku Tomori mund të rikthehet në formacion në vend të njërit mes Çaut dhe Pavloviçit. Dyshja Fofana- Reijnders është konfirmuar në mesfushë. Ndërsa, në sulm, Pulishiç (me Leao) do të jetë pika e fortë në treshen e fantazistëve pas sulmuesit të vetëm, Alvaro Morata. Çukvueze dhe Çik janë dilema e fundit.
Nëse luan nigeriani do të jetë Pulishiç si fantazist, ndërkohë që nëse luan Çik si fantazist, atëherë amerikani do të rikthehet të mbulojë krahun e djathtë.