Anulohet nisja e raketës së NASA-s drejt Hënës

Anulohet nisja e raketës së NASA-s drejt Hënës

Lansimi i Artemis I, është shtyrë për shkak se ekipi kompetent për lansimin nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë kur u shfaq një problem në njërin nga katër motorët, raporton CNN.

Lansimi pritet të ndodhë më 2 shtator, por pavarësisht se është caktuar data e radhës nuk dihet nëse do të ndodhë lansimi për shkak të testimeve që mund të kryhen deri në atë kohë.

“Kontrolluesit e lansuesit po vazhdojnë të bëjnë vlerësime gjatë testimeve në motorët RS-25, me qëllim që të mos rritet më shumë temperatura në ta dhe të shkaktoj ndonjë problem që do të rezultonte me moslansim”, është thënë në kumtesën e NASA-s.

Në anën tjetër, inxhinierët e agjencisë amerikane hapësinore kanë bërë të ditur se po vazhdojnë të mbledhin të dhëna, me qëllim që të mos u shfaqet edhe ndonjë problem tjetër.

Ekipi i lansuesit të raketët duhet të zgjidhin problemin e shfaqur në motor, dhe ta mbajnë raketën në konfiguracionet e parapara.

Që të dyja Sistemi i Lansimit Hapësinor dhe Orion, po qëndrojnë në pistën39 të qendrës hapësinore Kennedy në Florida.

Për shkak të një rrjedhje në njërin prej motorëve, hidrogjeni ka krijuar probleme duke shtyrë lansimin. E tre motorët e tjerë akoma po funksionojnë siç duhet.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson, ka adresuar problemin edhe para mediave pak çaste pasi kishte mësuar për të nga inxhinierët – duke theksuar se Artemis i nuk do të fillojë lansimin.

LEXO EDHE:

Back to top button