Anulohet procesi për punësime te Ruskovska

Emërimi i pesë prokurorëve të ri në Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk do të ndodhë. Edhe pse, Këshilli i prokurorëve njoftoi se ekipi i Vilma Ruskovskës do të përforcohet me pesë prokurorë të ri deri në Vitin e Ri, procesi është ndërprerë. Tani pritjet janë që zgjedhja përfundimtare të bëhet në pranverë. Pothuajse të gjithë ish prokurorët në Prokurorinë Speciale janë paraqitur për pesë pozicionet e lira në krimin e organizuar, përveç Lençe Ristovskës dhe Stefço Donevit. Gjithsej pesëmbëdhjetë prokurorë janë në garë për pesë vende. Por tani procesi ka ngecur dhe prokuroria duhet të përgatisë protokoll të ri që do të duhet të specifikojë se kush do t’i vlerësojë kandidatët sepse prej këtë vit, në fuqi është Ligji i ri për Prokurorinë.
Në disa raste, vetë Ruskovska, si dhe Kryetari i këshillit të prokurorëve, kanë treguar që ish-prokurorët e Speciales nuk do të privilegjohen në raport me kolegët e tjerë. Aktualisht, dhjetë prokurorë janë duke punuar në Prokurorinë e krimit të organizuar së bashku me RuskovskëN. Pesë tjerë do të zgjidhen në Prokurorinë e lartë të Shkupit. Gjithashtu, për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve që kanë konkurruar në këtë Prokurori, duhet të miratohet protokoll.
Bojan Stojanovski