KQZ-ja nuk certifikon listat e VV-së, AAK-së e Nismës, kalojnë LDK-ja, PDK-ja dhe Lista Serbe

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvendësuar kandidatët në listën e saj të cilët kanë problem me ligjin, që kanë qenë pesë prej tyre.

Në KQZ nuk është votuar për certifikimin e kësaj liste.

Vetëm pesë anëtarë kanë votuar për, kurse tetë kanë abstenuar.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është certifikuar lista e saj.

Listat e LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe certifikohen

Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota për. Kjo parti ka ndryshuar një kandidat që i kërkohej për shkak të ligjit.

Po ashtu, lista e PDK-së me 10 vota për është certifikuar nga anëtarët e KQZ-së. Partia kishte zëvendësuar një kandidat ditët e fundit.

KQZ-ja ka certifikuar edhe Listën Serbe.

LEXO EDHE:

Back to top button