Pas Pfizer edhe AstraZeneca redukton numrin e dozave me destinacion Bashkimin Evropian

AstraZeneca ka njoftuar se numri i dozave të vaksinës për koronavirusin që do të nisen për në vendet e Bashkimit Evropian do të jetë i reduktuar. Mosplotësimi i porosive, kompania thotë se vjen si shkak i një defekti në prodhim.

“Vëllimet fillestare do të jenë më të ulëta nga sa parashikoheshin fillimisht për shkak të rendimenteve të reduktuara në një vend prodhimi brenda zinxhirit tonë të furnizimit Evropian”, tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë me shkrim, duke mos dhënë detaje.

“Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në shkurt dhe mars në Bashkimin Evropian, ndërsa vazhdojmë të rrisim vëllimet e prodhimit,” shtoi ai.

Një vendim mbi miratimin rregullator të BE-së për kompleksin pritet për në fund të janarit, raporton Reuters. Lajmi vjen në një kohë kur BE do të kërkojë sqarime nga Pfizer lidhur me vonesat që po ndodhin në shpërndarjen e vaksinave Covid në vendet e Unionit.

LEXO EDHE:

Back to top button