Konstituohet kuvendi i Malit të Zi

Është konstituuar përbërja e re e Kuvendit në Mal të Zi. Shumica parlamentare përbëhet nga tre koalicione: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” i udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, që fitoi 27 vende, koalicioni “Paqja është kombi ynë” i udhëhequr nga Aleksa Beçiq, me dhjetë vende dhe koalicioni “E zeza mbi të bardhë” i udhëhequr Lëvizja qytetare, Dritan Abazoviq me katër vende. Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq, ka fituar 30 vende. Ndërsa një mandat ka fituar Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu”. Seancës konstituive të Kuvendit i parapriu një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis përfaqësuesve të tre koalicioneve dhe drejtuesve të subjekteve politike të shumicës së re parlamentare, mbi mandatarin dhe përbërjen e qeverisë dhe ndarjen e ministrive.

Negociatat që u zhvilluan më 22 shtator, në manastirin e Ostrogut me ndërmjetësimin e Peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije, sipas pretendimeve të disa pjesëmarrësve, përfunduan pa rezultat. Më parë krerët e tre koalicioneve fituese të zgjedhjeve kanë bërë publike parimet për formimin e Qeverisë së ardhshme të Malit të Zi. Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar kanë thënë se qeverisja e tyre do të përfshijë edhe bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe se do të përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi.

LEXO EDHE:

Back to top button