Eksportet pësojnë rënie drastike

Nga janari deri në nëntor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi i mallrave nga jashtë në vend ka shënuar rënie prej 7% kurse rënie prej 11% ka edhe eksporti. Por, drejtori i drejtorisë së doganave Gjoko Tanasoski i vlerëson të dhëna të tilla negative si solide, sepse thotë se globalisht, ekonomia ka probleme serioze. Shpenzimet e reduktuara doganore për kategori të caktuara të mallrave janë treguar si masë e mirë anti-krizë, pohon Tanasosoki, si i ashtuquajturi “korridor i gjelbër” për funksionimin e pandërprerë të zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit.

Paralelisht, u miratua listë prioritare e mallrave për eksport, që përfshin produkte të freskëta bujqësore dhe ushqimore, pajisje mjekësore dhe ilaçe- deklaroi Gjoko Tanasoki- drejtor i drejtorisë së doganave.

Transportuesit pohojnë se me futjen e kontrolleve një- doganore nëpër kufij, puna shkon më shpejt. 70 për qind të transportuesve thonë se kufirin tani e kalojnë mesatarisht për 1 orë më shpejtë. Por, biznesmenët besojnë se është e nevojshme të vazhdohen masat e marra nga shteti për ta kaluar krizën më lehtë.

Duhet të përqendrohemi në periudhën e ardhshme te masat që do të kenë efekte afatgjata që do të mbështesin aktivitetin ekonomik të sektorit privat- pohoi Biljana Peeva Gjuriq- oda ekonomike.

Ndryshe, sektori i transportit përballej me vështirësi serioze në funksionimin në fillim të pandemisë kur kërkoheshun teste- covid për hyrje dhe dalje nga shteti, por problemi u tejkalua. Por, goditje shtesë atyre u dha shteti me rritjen e akcizës së naftës. Revolta ishte aq e madhe saqë transportuesit parkuan kamionët para ndërtesës së qeverisë, por vendimi nuk u ndryshua.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button