Apasiev ka ateruar në Moskë për të shënuar 80 vjetorin e fitores në luftën e dytë botërore

Apasiev ka ateruar në Moskë për të shënuar 80 vjetorin e fitores në luftën e dytë botërore

Kreu i Të Majtës Dimitar Apasiev ka ateruar në Moskë për të shënuar 80 vjetorin e fitores në luftën e dytë botërore. Festimet atje korrespondojnë me 9 Majin, ditën e Evropës e cila shënohet në të gjithë Evropën por edhe në vendin tonë.

Apasiev në rrjetet sociale ka shkruar “Dikush në rendin e fundit te Trampi, e dikush me ftesë zyrtare për paradën ushtarake në sheshin e kuq”. Ai gjithashtu një ditë më parë ka ironizuar lajmet që liderë botëror nuk mund të aterojnë në Moskë për shkak të sulmeve ukrainase me dronë, duke shkruar “Unë nuk jam lider botëror, por aterova në Moskë”. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button