Filipçe do të dorëzojnë propozim ligjin për të ndihmuar familjet e tragjedisë në Koçan
Filipçe do të dorëzojnë propozim ligjin për të ndihmuar familjet e tragjedisë në Koçan

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe bëri të ditur se sot në Kuvend, me procedurë të shkurtuar do të dorëzojnë propozim ligjin për të ndihmuar familjet e viktimave por edhe të lënduarve nga tragjedia në Koçan, shkruan Alsat.
Propozim ligji do të dorëzohet me procedurë të rregullt me qëllim që siç tha, të ketë debat dhe propozime nga partitë e tjera. Pret që propozim ligji të mbështetet edhe nga partitë e tjera. Përpos tragjedisë në Koçan, aty janë përfshirë edhe tragjeditë e mëparshme si “Besa Trans”, Spitali modular por edhe rasti “Llaskarca”.
“Kemi përgatitur propozim ligj i cili me të vërtetë mendoj se është i mirë. Ka mbulim të harxhimeve për familjet të cilat humbën anëtarët e tyre, ka mbulime financiare për ata që kanë harxhime për mjekim, ka përfitime për fëmijët të cilët humbin mësimin në shkollë, diçka në aspektin social. Mendoj se është zgjidhje e mirë dhe kualitative. Do ta dorëzojmë në procedurë të rregullt me qëllim që të ketë hapësirë të kyçen të gjithë aktorët politik dhe të japin komente. Në një pjesë kemi vendosur vëmendje edhe për tragjeditë e tjera që ndodhën në Llaskarcë, në Tetovë dhe rasti “Besa Trans” “, tha Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së./ Alsat.mk