Apeli, ankesa për rastin “Target-Fortesa”
Gazetar: Igor Stefanovski
Mijallkov do të ketë dënim më të vogël se 12 vjet sa u dënua për rastin “Target-Fortesa”. Ky rast i Prokurorisë së shuar Speciale është për përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve. Mijallkovit iu vjetërsua njëra nga tri veprat penale, përkatësisht për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Avokatët kërkojnë anulimin e aktgjykimit, dhe një nga argumentet e tyre është se vlera e mjeteve të shkatërruara është vlerësuar nga ekspert i palicensuar, shkruan Alsat.
“Ndërsa norma që zbatohet për super-ekspertizë apo të kryhet procedurë plotësuese, nuk mundet gjykata ta caktojë të njëjtin ekspert që nuk ka pasur licencë ta përgatit ekspertizën”, tha Petar Vasilev, avokat i Sasho Mijalkov
“Unë jam i bindur se rasti patjetër duhet të anulohet. Me shkelje të tillë të natyrës absolute, rasti nuk mund të kalojë”, tha Lupço Shvërgovski, avokat i Sasho Mijalkov
Ish-ministrja Jankuloska, të cilën gjykata e shkallës së parë e dënoi me 4 vjet burg për shkatërrimin e pajisjeve, tha se nuk është e mundur që pajisjet e përgjimit të kenë vlerë të njëjtë në kohën kur janë blerë dhe atëherë kur janë shkatërruar.
“Telefonat e para 10 apo 15 viteve, tani lirisht do të lidhemi me rrjetin 5G dhe do i marrim të njëjtat shërbime. E njëjta është edhe për vlerën, se të njëjtët telefona që atëherë kushtonin sa një rrogë, tani kushtojnë njësoj, asnjë denarë më pak”, tha Gordana Jankulloska, e akuzuar
Prokuroria është e mendimit se Gjykata Penale vitin e kaluar ka dhënë vendim të qartë për rastin “Target Fortesa”. Prokuroria vlerëson se dënimet duhet të konfirmohen. Vendimin përfundimtar do ta marrin pesë gjykatës të Apelit. /Alsat.mk








