Aplikacionet e rrjeteve sociale “papritmas janë në dispozicion në Rusi”
Aplikacionet e rrjeteve sociale “papritmas janë në dispozicion në Rusi”

Aplikacionet e bllokuara më parë të mediave sociale, përfshirë Instagram dhe Facebook, janë bërë të disponueshme papritmas në Rusi, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Agjencia e lajmeve tha se disa nga reporterët e saj në Moskë ishin në gjendje të shfletonin aplikacionet pa pasur nevojë për një rrjet privat virtual (VPN).
Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi gjithashtu në Telegram se Instagrami ishte i disponueshëm për “një numër përdoruesish në vend” pa një VPN.
Platformat e mediave sociale u kufizuan në Rusi menjëherë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.