Apple po planifikon të zgjerojë prodhimin e smartfonave në Brazil, për të shmangur tarifat e larta
Apple po planifikon të zgjerojë prodhimin e smartfonave në Brazil, për të shmangur tarifat e larta

“Apple” planifikon të zgjerojë objektet e saj të prodhimit në Brazil për të zbutur ndikimin e tarifave të reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, shkruan gazeta braziliane “Exim”, duke cituar burime të besueshme.
Veçanërisht, tarifat e shpallura të Trump përfshijnë 34 për qind për importet kineze dhe 26 për qind për importet indiane, gjë që ndikon ndjeshëm në Apple, e cila bën pjesën më të madhe të prodhimit të saj të harduerit në këto dy vende. Për të shmangur kostot shtesë që përfundimisht do të përballoheshin nga konsumatorët, kompania planifikon të transferojë një pjesë të prodhimit të saj në Brazil, ku taksa e importit është 10 për qind.
Kompania “Apple” thuhet se ka nisur përgatitjet në vitin 2024 dhe tashmë ka marrë të gjitha certifikatat e nevojshme për montimin e “iPhone 16” në Brazil në bashkëpunim me “Foxcon”. iPhone 13, iPhone 14 dhe iPhone 15 tashmë janë duke u prodhuar në fabrikën braziliane të vendosur në qytetin e Jundai.