Arabia Saudite nuk i mjaftojnë yjet e futbollit, tani kërkon edhe ….

Klubeve të Ligës Profesionale në Arabinë Saudite, nuk u mjaftojnë yjet e futbollit. Në afatet fundit të merkatos klubet arabe kanë marrë kampionë të mëdhenj të kalibrit të Kristiano Ronaldo, Milinkovic-Savic, Nejmar, Henderson, Benzema ose Brozoviç dhe ky aksion nuk ka përfunduar ende.

Megjithatë, vëmendja e Federatës duket se nuk ndalet vetëm te lojtarët, por edhe tek arbitrat. Siç ka bërë të ditur “The Times”, qëllimi është ai që të merren edhe arbitrat me eksepriencë të Europës.

Sipas së përditshmes, në fakt, arbitrat e Premier Ligës dhe kampionateve kryesore europiane duket se janë vënë në shënjestër për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite për të rritur akoma më shumë nivelin e kampionatit.

LEXO EDHE:

Back to top button