Duel i madh në Las Vegas, Kanello sfidon Sharllon në sfidë ku janë 8 titujt botëror

Më 30 shtator do të zhvillohet në Las Vegas dueli i madh i boksit mes kampionit meksikan Kanelo Alvarez dhe amerikanit Xhermell Sharlo. Të dy janë kampionë bote, në Divizione të ndryshme.

Kanelo Alvarez (59 fitore, 2 barazime e 2 humbje) do të mbrojë titujt kampionë bote (VBA, VBC, VBO, IBF, The Ring) në peshën super të mesme (pesha deri më 76 kg). Por edhe rivali i tij është një kampion bote.

Xhermell Sharlo (25 fitore, 1 humbje e 1 barazim), është kampion në peshën “light middleëeight” (pesha e mesme deri më 79kg) dhe mban titujt e kategorive VBA, VBO, VBC, IBF dhe The Ring.

Pra, në ring do të ngjiten dy boksierë që janë kampionë të padiskutueshëm në peshat e tyre, që mbajnë nga 4 tituj kampionë bote secili. Dy boksierët kanë kryer peshimet dhe kanë dalë “ballë për ballë”, duke premtuar një duel të fortë dhe fitore.

 

LEXO EDHE:

Back to top button