Arabia Saudite po rihapë kufijtë me Katarin

Arabia Saudite po rihap kufijtë e saj tokësorë dhe detarë me Katarin pas më shumë tre vjet mosmarrëveshje.
“Është arritur një marrëveshje për të hapur hapësirën ajrore dhe kufijtë tokësorë dhe detarë midis Arabisë Saudite dhe Katarit që nga kjo mbrëmje”, tha ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Ahmad Nasser al-Sabah.

Masa vjen përpara një takimi të nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit që do të mbahet të martën në Arabinë Saudite.

Në mes të vitit 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë lidhjet diplomatike, tregtare dhe të udhëtimit me Katarin, duke akuzuar vendin për mbështetjen e terrorizmit, një akuzë që Doha e mohon.

Të katër vendet i bënë presion Katarit për të pranuar 13 kërkesa, duke përfshirë mbylljen e transmetuesit televiziv të lajmeve Al Jazeera, mbylljen e një baze turke, ndërprerjen e lidhjeve me Vëllazërinë Myslimane dhe prishjen e lidhjeve me Iranin.

Shtetet e Bashkuara dhe Kuvajti janë përpjekur të ndihmojnë në dhënien fund të kësaj grindjeje, pasi vlerësojnë se përçarja mes këtyre vendeve dobëson unitetin e nevojshëm për të kundërshtuar Iranin, i cili u akuzua për sulmin ndaj rafinerive saudite të naftës më 2019.

Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, i dërguari në Lindjen e Mesme Avi Berkowitz dhe Brian Hook, një këshilltar special i Departamentit të Shtetit, do të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes me Arabinë Saudite, tha një zyrtar i lartë i administratës Trump.

LEXO EDHE:

Back to top button