Arabia Saudite zbulon katër burime të reja të naftës dhe gazit

Në Arabinë Saudite janë zbuluar 4 lokacione të reja të naftës dhe gazit natyror.

Ministri i Energjetikës, Abdulaziz bin Salman për agjencinë saudite të lajmeve SPA tha se kompania kombëtare e naftës “Saudi Aramco” ka gjetur 4 lokacione të naftës dhe gazit natyror në pjesë të ndryshme të vendit.

Ai theksoi se Aramco do të kryej studim të gjerë për të vërtetuar se sa janë rezervat e përgjithshme të naftës dhe gazit në gjetjet e zbuluara, transmeton Anadolu.

Sipas raportit “Të dhënat statistikore për energjetikë në vitin 2020”, Arabia Saudite zë vendin e dytë në botë për nga prodhimi i naftës, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHE:

Back to top button