Alvaro Arbeloa u shfaq shumë i kënaqur pas fitores së Real Madridit në “Mestalja”. Ai pranoi se nuk ishte një ndeshje brilante në lojë, por theksoi se skuadra është në rrugën e duhur.
“Tri fitore në 11 vitet e fundit këtu, kam ardhur si lojtar dhe e di sa e vështirë është. Fituam falë soliditetit dhe përkushtimit, ishim fitues të merituar”.
Ndryshimet në të djathtë?
“Fede kudo që luan jep rendiment spektakolar, por është më i lumtur në mesfushë. David luajti shumë mirë, është lajm i madh për akademinë. Trent, pas shumë kohe jashtë, do ta menaxhojmë me kujdes”.
Karvahalli?
“Po e shoh gjithnjë e më mirë në stërvitje, por nuk do të rrezikoj. Është lider në dhomat e zhveshjes”.
Staduimi Mestalja?
“Të vish këtu është si të shkosh te dentisti. Courtois nuk bëri asnjë pritje falë punës solide të skuadrës”.
Kilian Mbape?
“Na mbarojnë fjalët. Mendonim se s’do të shihnim më si Kristiano Ronaldo, por Mbape duket në atë rrugë”.








